Aktorja Mila Kunis e cila vetë është nga Ukraina si dhe bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher, janë zotuar të bashkojnë deri në 3 milionë dollarë donacione për të ndihmuar refugjatët që ikin nga Ukraina për shkak të konfliktit me Rusinë.

Çifti i njohur ka nisur një fushatë “Stand With Ukraine” GoFundMe me synimin që të mbledhin 3 milionë dollarë për Flexport.org dhe Airbnb.org, të cilat, thanë ata, janë “dy organizata që janë aktive në terren duke ofruar ndihmë të menjëhershme për ata që kanë nevojë më shumë për të”.

Kunis lindi në Chernivtsi, Ukrainë — në atë kohë pjesë e Bashkimit Sovjetik — dhe u shpërngul me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ishte vetëm 7 vjeç. Megjithëse e vlerëson shumë gjithçka që Amerika ka bërë për të dhe familjen e saj, Mila Kunis tha se nuk mund të harronte rrënjët e saj, Ukrainën.

“Sot, unë jam një ukrainase krenare,” u shpreh ajo në një deklaratë të shpërndarë në faqen e mbledhjes së fondeve.

“Ukrainasit janë njerëz krenarë dhe të guximshëm që meritojnë ndihmën tonë në kohë të vështira. Familja jonë po fillon këtë fond për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes së menjëhershme dhe ne do të dhurojmë deri në 3 milionë dollarë.”- tha aktorja