James Hetfield i ‘Metallica’ dhe bashkëshortja e tij, Francesca Hetfield i kanë dhënë fund martesës së gjatë, pasi rokeri ka dorëzuar kërkesën për divorc.

Burime të afërta pranë çiftit, kanë thënë për TMZ se James, që në fillim të vitit është parë në Kolorado për të dorëzuar kërkesën për divorc.

James Hetfield dhe Francesca Hetfield u martuan në vitin 1997 pas 5-vjetësh lidhje. Që atëherë, ata kanë lindur tre fëmijë; vajzat Cali, 24 vjeçe, Marcella, 20 vjeçe, dhe djalin Castor, 22 vjeçar.

59-vjeçari Hetfield, e ka vlerësuar shumë ish-bashkëshorten e tij, 52-vjeçare, që e ndihmoi të rikthehej pas shumë problemeve që ai pati me alkoolin dhe depresionin për një periudhë kohe. Në një intervistë me Joe Rogan, në vitin 2017, Hetfield tha: ‘Frika ishte një motivues i madh në atë kohë për mua. Frika për humbjen e familjes ishte gjëja që më trembi aq shumë, saqë pothuaj mendoja fundin. Mendimi se familja do të largohet për shkak të sjelljeve të mia më çmendte….’