Koncerti “The Alpha Show” i reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy është ndërprerë. Shkak për këtë gjë është është bërë shkëputja e energjisë elektrike që ka sjellë ndërprerjen e muzikës dhe të performancës së këngëtarëve të ftuar.

Në një video të publikuar, turma dëgjohet duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Ky është projekti më i madh që Noizy ka organizuar ndonjëherë. Ai ka ftuar rreth 40 artistë vendas e të huaj në koncertin që po e mban në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Në skenë pritet të ngjitet edhe Arkimed Lushaj, i njohur për të gjithë si Stresi. Noizy dhe Stresi kanë lënë pas çdo gjë dhe tashmë janë miq.