Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu. Çifti presidencial festojnë 10-vjetorin e martesës së tyre. Dyshja kanë publikuar një fotografi të përbashkët të realizuara nga një vizitë në Liqenin Bled të Sllovenisë, i njohur për ishullin e veçantë në mes dhe kishën që ndodhet në të.

“Një dekadë së bashku (formalisht), për shumë vite të tjera që do të vijnë”, ka shkruar Prindon Sadriu, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Prindoni dhe Vjosa përndryshe janë prindër të dy vajzave binjake, të quajtura Anda dhe Dua.