Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të tjera nga zhdukja e Ervis Martinajt.

E ftuar në emisionin “Opinion” ajo deklaroi se Martinaj ka armiq të fuqishëm të cilëve u ka dhënë para dhe nuk ka marrë prona mbrapsht.

Madje sipas Lalës njëri prej tyre po ndërton resort në Gjirin e Lalëzit.

“Ka edhe biznesmenë shumë të fuqishëm, njëri prej tyre po ndërton një resort në Gjirin e Lalëzit. Martinaj i ka dhënë para dhe nuk ka marrë prona mbrapsht.”