Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka shpallur rezultatin paraprak të votimeve në Vorë, ku tha se kishin marrë pjesë 11.096 e zgjedhësve me të drejtë vote.
Sipas shifrave të dhëna nga Celibashi, fituesi është kandidati i PS, Bleraim Shera i cili ka marrë numrin më të madh të votave, ndjekur nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vrana dhe në fund, ai i PD, Ymer Marku.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Ju njoftoj se kemi mbyllur procesin e votimit. Kemi rezultatet e Vorës. Sipas këtyre rezultateve të cilat janë paraprake, pjesëmarrja, janë 11.096 zgjedhës që kanë votuar.
Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Lulzim Vrana: 2589 vota
Kandidati i PS, Blerim Shera : 7530 vota
Ymer Marku: 687 vota
290 votues kanë votuar në opsionin që nuk zgjedh asnjërin prej tyre.