Data 6 është gjithmonë e veçantë për gazetaren Eni Vasili.
Kjo pasi që më 6 korrik ajo u bë nënë për herë të parë dhe gjithë jeta e saj ndryshoi.

 

Eni është e bekuar me dy vajza binjake, të cilat festojnë sot 8-mujorin e lindjes.
Gazetarja ka zgjedhur të ndajë në “Instagram” disa pamje me të bijat pranë tortës së tyre, por fytyrat ua ka mbuluar me emojit e zemrës duke dashur që të ruajë portretin larg vëmendjes së kamerave.

E veshur edhe vetë me të kuqe si të dy vajzat, Eni nuk e ka fshehur lumturinë e këtij momenti.
Ajo shihet shumë e qeshur dhe entuziaste që ëngjejt e vegjël po rriten dita-ditës.

Image.png