Ish-deputetja Rudina Hajdari ka treguar një histopri me të atin, Azem Hajdarin, kur ajo ka qenë vetëm 7 vjeç.
Në një takim në “Qytet Studenti”, Hajdari solli ndërmend kohën kur i ati u plagos në Parlament.
Ajo rrëfeu se nga shkolla e mori një makinë, ku gjeti një këmishë të gjakosur, dhe shkoi vizitoi babain e plagosur në spital.
Rudina kujtoi se i ari e kishte pyetur për notat, pa marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhej.
“Kur isha fare e vogël, 7 vjeç, babi vinte shpesh dhe më merrte nga shkolla dhe ai donte që unë të isha më e mira në mësime, dhe për të më treguar një lloj përkujdesje vinte më merrte. Një ditë nuk erdhi, prita gjatë në oborrin e shkollës. Erdhi një makinë dhe prapa sedijes pashë një këmishë të gjakosur.
Mora vesh që e plagosën në Parlament, shkova e vizitova dhe gjëja e parë që më tha ishte hë Rudina ça notash more sot. Thashë si ka mundësi që në këtë gjendje më kërkon llogari dhe të kujdeset për mua. I tillë ishte Azemi, kujdesej për të gjithë. Askush nuk mund ta ndalte për kujdesjen që kishte për njerëzit”, tha ish-deputetja.