Gentian Shehu është personi që qëlloi me grusht kreun e PD Sali Berisha në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Nuk dihen arsyet e këtij veprimi, por burime bëjnë me dije se ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë.
Pasi qëlloi me grusht në fytyrë kreun e PD, Shehu u neutralizua nga truprojet e Berishës dhe protestuesit e tjerë që kishin dalë në shesh.