Ambasadorja Amerikane në vendin tonë tha se do të jetë në Shqipëri edhe më gjatë, megjithëse në janar i mbaron mandati.
‘Kam 3 vite në Shqipëri do jem këtu edhe për më gjatë. Ka një sfidë të madhe këtu! Ka histori këtu dhe duhet të ndjemë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend. Ky është një vend i vogël të gjithë njohin gjithë të tjerët’, tha Yuri Kim.
Diplomatja amerikane u ndal edhe tek zbatimi i Reformës në Drejtësi, ku theksoi se gjyqtarët duhet të japin drejtësi dhe jo të kryejnë hakmarrje personale, ajo bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë, për të cilën tha se mund të krijohet në 3 muajt e parë të vitit 2023.
‘Kemi pasur përparim të vazhdueshëm dhe për rezultate të vërteta që çdo shqiptar i zakonshëm i kupton që janë rezultatet të vërteta. Keni vendosur standarde të drejtësisë në Shqipëri. Keni filluar të zvogëloni numrin e çështjeve të prapambetura gjyqësore.
Keni krijuar KLGJ për përmirësimin e efikasitetit gjyqësor. Jemi krenar që jemi partner me BE-në jo vetëm në mbështetje të KLGJ-së. Ne e dimë që Reforma në Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm që përmbush një kërkesë për anëtarësimin në BE, por për popullin shqiptar. 4 vite më parë në GJL ishte një gjyqtar. Besoj se brenda 3 mujorit të parë të 2023 Gjykata e Lartë do të ketë të gjithë anëtarët. Duhet të gjejmë drejtësi për njerëzit. Populli shqiptar dhe amerikan pret me padurim gjykata që janë të trajnuar me gjyqtarë që janë të gatshëm të japin drejtësi. Jo hakmarrje po drejtësi. Që të dinë që kur të vijnë në gjykatë të jenë të barabartë para ligjit. Ata do ta dinë që do marrin drejtësi në kohë.
Ne e kuptojmë plotësisht frustrimin e popullit shqiptar, ‘Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’. Prandaj duhet tu japim njerëzve mundësinë për
Kemi nevojë të bëjmë 0 numrin e çështjeve të prapambetura. Plotësojeni gjykatën dhe vendosi përparësi për çështjet më urgjente. Ka arsye për të qenë optimist për këtë brez shqiptarët. Reforma në Drejtësi po jep rezultatet konkrete. SHBA është në kahun e popullit shqiptar. Duhet të ketë më shumë kjo nuk është një kohë për tu çlodhur, këto gjëra i kemi bërë se bashku. Ky është një proces njerëzor, por çelësi është të mbeteni në mënyrë të angazhuar në mënyrë serioze. SHBA dhe BE duan që ju të keni sukses.’- tha Yuri Kim.