Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri janë përplasur shpesh në rrjet pas daljes nga “Big Brother VIP”, por vetëm mbrëmjen e sotme janë përballur për herë të parë live. Monika ishte në “Dance Albania” për të mbështetur Melisën, mirëpo aktorja “surprizoi” dhe Ilirin.
Ajo i kishte sjellë bakllava dhe kadaif.

Monika Lubonja: Unë kam ardhur të mbështes Melisën, kam parë rrugëtimin e Melisës.

Ilir Shaqiri: Le t’i japim fillim festës së erdhi Viti i Ri, duhet bakllavaja, duhet kadaif.

Monika Lubonja: A mundet një moment?

Alketa Vejsiu: Prit ta shikoj se çfarë ka kurdisur… E paparashikueshme.

Ilir Shaqiri: Wawww….

Monika Lubonja: Ma ke nxirë jetën me këtë bakllavanë. Tani meqë shquhesh që…

Ilir Shaqiri: Mos ke futur nga ato solucionet…

Monika Lubonja: Jo mo se nuk dua të të helmoj.

Ilir Shaqiri: Mos ka rënë ndonjë qime floku…

Monika Lubonja: Ça nuk hëngrëm nga duart e tua.