Balerini dhe fituesi i Big Brtiher VIP, Ilir Shaqiri është martuar këtë të shtunë me partneren e tij italiane, Emanuela. Dyshja janë celebruar në Durrës nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ndërkohë që dielli ishte duke perënduar, Iliri puthi në altar Emanuelën duke iu betuar asaj për dashuri të përjetshme. Pjesë e gëzimit të tyre kanë qenë më shumë se 100 të ftuar.

Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona e se do të donte ta bënte në Shqipëri. Fillimisht ai tha se do të zgjidhte jugun, por siç duket organizimin e ka bërë në Durrës. Dyshja janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë një vajzë, Emily.