Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve duke i ulur me pikatore.
Duke filluar nga sot, nafta do të tregtohet me pakicë me 199 lekë/litri, 3 lekë më pak sesa çmimi i mëparshëm, ndërsa me shumicë do të tregtohet me 187 lekë/litër.
Ndërsa, benzina do të tregtohet me pakicë me 177 lekë/litri, 1 lekë më pak sesa çmimi i mëparshëm, ndërsa me shumicë do të tregtohet me 165 lekë/litër.
Gazi do të vazhdojë të shitet me 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Ndërsa, çmimi i naftës për peshkim është vendosur 106 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, datë 20 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.