Aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa ka sjellë në skenën e Festivalit të 61 në Radio Televizion Shqiptar një monolog emocionues dhe mjaft të ndjerë kushtuar grave dhe viktimave të dhunës në familje.

Ajo bëri një interpretim mjaft emocionues në skenë për t’i dhënë zë të gjitha grave që kërkojnë mbështetje për t’u ringritur sërish.

“Me dhimbje kam lexuar diku se 1 në 3 gra dhunohet fizikisht. Dhunohet apo vritet nga dora e një burri që dikur i ka thënë ‘të dashuroj’. Grua nuk është faji yt, guxo dhe kundërshto, gjithmonë kundërshto”, tha aktorja e mirënjohur.