Pak ditë më parë në ekranin e Top Channel startoi “Big Brother VIP 2”. Ndonëse u përfol se opinioniste do të ishte sërish Balina Bodinaku krah Arbër Hajdarit, në vend të saj u shfaq Zhaklin Lekatari.
Së fundmi është zbuluar arsyeja pse Balina nuk është më opinioniste. Burime kanë zbuluar se ajo nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Mësohet se prej disa ditësh Balina ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë dhe është ende duke u rikuperuar nga një pneumoni serioze.