Nata e Krishtlindjeve nuk ka qenë një natë feste për familjen e reperit të njohur Unikatil, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj.

13 Vjetori i Megatek
Gjithçka 30 – 70% ULJE!
Ad by Mediadesk.al
Ka qenë vëllai i artistit, i cili ka bërë me dije lajmin, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se nëna e tyre është ndarë nga jeta.

“Nana jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thojnë që më të mirët vdesin në këto ditë por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijëra njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë!Lamtumira e fundit i ipet te restauranti Fenix në Klinë të Marten (me 27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës se Gjurakocit në ora 13: 00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”– thuhet në postimin e plotë të vëllait të Unikatilit.