Pak ditë pas vdekjes së Pelé, futboll është sërish në zi. Sot ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, Gianluca Vialli.
Ai vdiq në Londër. Ish-sulmuesi lombard i Cremonese, Sampdoria, Juventus dhe Chelsea, u detyrua të largohej nga stafi i Roberto Mancinit në kombëtare për shkak të përkeqësimit të shëndetit, por nuk arriti të fitojë betejën kundër kancerit që filloi në 2017.
Pas një periudhe pushimi pas trajtimet, sëmundja u kthye me forcë, duke mos i dhënë shpëtim. Me Viallin largohet një nga futbollistët ikonë dhe më të suksesshëm të skenës italiane.