Loja në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ sa vjen e bëhet më interesante. Lideri për këtë javë u vendos Amosi. Ai ka ndarë detyrat për secilin nga banorët lidhur me mbarëvajtjen e shtëpisë dhe punët. Amos ka ndaluar aktorin Gent Hazizi që të hyjë në kuzhinë me pretendimin se po hanë përditë të njëjtin ushqim.

Amos: S’mund të ndalosh 14 veta të ushqehen se ke kapriço, se ke kapriço, 50 vjeç burrë!

Herioni: Po le të gatuajë Genti me mua, se e ka me qejf!

Amos: Po jo more, ç’është ky qejf, Genti nuk do gatuajë, janë 14 veta që po hanë makarona ditë për ditë!