Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk pranoi që të komentonte largimin e deputetit të tij, Agron Çela drejt PS-së. Ai tha se askush nuk e dëmton ndikimin e PL-së dhe opozitës në Shkodër në zgjedhjet e 14 Majit.

Nuk kam asnjë koment për lajmet e shpikura dhe të porositura nga rilindja. Nuk jam shqetësuar dhe nuk shqetësohem kurrë për merkatot e rilindjes.

PL do të jetë faktor vendimtar për të realizuar këtë ndryshim në të gjithë Shqipërinë. Nuk jam këtu për t’u marrë me cështje që i mbulon zonja Spiropali.

Nuk merrem me të deleguarën e rilindjes. Unë merrem me Edi Ramën. Regjimin mafioz të Ramës që do të çmontohet. Që nuk e shpëton asnjë përpjekje mafioze që ai bën” tha ai.