Këngëtari dhe aktori i famshëm italian Adriano Celentano feston sot 85 vjetorin e lindjes.
Ylli i muzikës italiane ka lindur në Milano ku si fillim është specializuar si orëndreqës. Ai është një nga këngëtarët më të suksesshëm në vendin e tij. Në mbarë botën, ndër të tjera ai njihet kryesisht për hitin “Azzuro”.
Celentano ka pasur një lidhje të gjatë me Festivalin Muzikor të Sanremos. Në pjesëmarrjen e tij të parë në vitin 1961 ai këndoi së bashku me “24 mijë puthje”, duke shkaktuar skandal, sepse për pak sekonda këndon me shpinë nga publiku, që bëri bujë në ato vite.
Në vitin 1966 ai solli këngën “The boy from via Gluck”, por edhe kjo ishte një dështim. Por suksesi vjen në vitin 1970 me Claudia Mori të cilin ishte i martuar që në vitin 1964, me këngën e paharrueshme “Kush nuk punon, nuk bën dashuri”.