Reperi i njohur Mozzik ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite. Përmes disa postimeve në “InstaStory” reperi ka bër me dije se është ndalur në Medinë, nga ku ka dalë i mahnitur.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij edhe foto të tjera duke treguar se ka vizituar Xhaminë e Pejgamberit.

“Ende më është mpirë zemra nga bukuria e Medinës,,,ende nuk po di ta përshkruaj… Aq afër Allahut, aq afër xhamisë së profestit aq afër vendeve më të dashura të Allahut. Lutje, emocione, adhurim drejtuar krijuesit! Zoti ua mundësoftë gjithëve”, shkruan Mozzik.

Ndërkohë, pas Medinës menjëherë ai është nisur sot për në Mekë.