Pasditen e sotme Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS-së. Mes të tjerash në fokus të diskutimit do të jetë nisja e punës së Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Më 9 prill Partia Socialiste do të mbajë Kongresin, ku menjëherë më pas do të nis zgjedhja e kryetarëve të rinj të degëve të PS në të gjitha qytetet.

Mbledhja e kryesisë vjen në një moment kur pritet nga çasti në çast arrestimi i deputetit socialist Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve.