Pamjet që shihni tregojnë momentin e aksidentit të frikshëm mbrëmë në rrethrrotullimin e Saukut.
Gazeta Jonë ka siguruar videon ku shihet se si makina Audi Q8 vjen me shpejtësi nga Saku drejt rrethrrotullimit, dhe për pak sa nuk merr para një mjet tip Benz, ndërsa më pas përplaset me bordurën e rrugës dhe bie në autostradë.
Nga aksidenti i frikshëm humbi jetën shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, ndërsa u plagosën 2 persona të tjerë që udhëtonin në mjetin që i ra sipër “Audi”.
Nga hetimi paraprak ka rezultuar se mjeti “Audi” lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nga grupi hetimor në rrugën që ka përshkuar 20-vjeçari që vinte nga unaza lindore pra nga Farka drejt rrethotullimit të TEG-ut, duket që nuk ka frenim të fortë.