Gazeta Jonë mëson se mbrëmjen e sotme është arrestuar Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, në zonën e njohur si Ura e Gjoles.

Mësohet se në momentin e arrestimit, Rrajës i është gjetur me vete edhe një armë zjarri.

Kujtojmë se ndaj Ramazan Rrajës ishte lëshuar një urdhër nga SPAK për shoqërimin e detyrueshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.