Shëngjini u trondit sot nga të shtënat me armë zjarri të raportuara në një lokal. Biznesmeni Ardian Nikulaj mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri.

Biznesmeni i njohur Nikulaj, baba i katër fëmijëve, ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në siglën e Partisë Social Demokrate. Aktualisht ishte kryetari i PSD-së dhe kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës, nën logon e kësaj partie.

Biznesmeni i njohur Nikulaj, baba i katër fëmijëve, ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në siglën e Partisë Social Demokrate. Aktualisht ishte kryetari i PSD-së dhe kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës, nën logon e kësaj partie.

Si ndodhi ngjarja?

Vrasja ndodhi rreth orës 13:30 në lokalin e tij. Dyshohet se autori ka qenë i veshur me uniform shërbimi ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshent.

 

 

Gazetari Igli Çelmeta raportoi në një lidhje live për News24 se një person i është afruar Nikulajt dhe e ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend babanë e katër fëmijëve.

Po ashtu mësohet se viktima, rreth 50 vjeç kishte ndërruar emrin në vitin 2003, pasi më parë e kishte Marku, ndërsa në vitin 2021 ishte kandidat për deputet. Biznesmeni i njohur në të shkuarën ka qenë edhe ish-kreu i ALUIZN-it e në të shkuarën ka qenë i dënuar për disa vepra penale.

News24 mëson se autori i vrasjes ka vepruar i vetëm dhe ka ardhur nga Shkodra.

Pasi ekzekutoi biznesmenin, ai është larguar sërish në drejtim të Shkodrës, ndërkoha që tre dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes kanë sqaruar se autori u ka krijuar përshtypjen se ishte postier.

Pak më parë në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vjehrri i viktimës, i cili ka zbuluar se ishte vetëm 3 metra larg vendngjarjes, ndërsa tregoi se personat prezentë nuk e dinë nga erdhi autori.

Sipas tij në lokal hyri një djalë me jelek dhe skafandër në kokë, i cili më pas ekzekutoi Nikulajn.

Ndërkohë policia ka kryer kontrolle mbi një akt të mundshëm hakmarrjeje, referuar konflikteve me fisin Palaj, që ka rezultuar në tre vrasje gjatë disa viteve.

Policia ka bërë kontrolle në Lezhë në banesat e familjes Palaj. Sipas burimeve policore nuk janë gjetur në banesë asnjë nga djemtë e familjes, pasi ndodhen jashtë Shqipërisë dhe sipas sistemit TIMS kanë dalë jashtë vendit vite më parë.

Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj kanë vrarë vëllanë e Ardian Nikulaj. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë vrarë dy persona nga fisi Balaj.