Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Sipas mediave vendase mësohet se në Korydallos, një burrë misterioz me automjetin e tij iu afrua dy nënave të reja 22 vjeç dhe 27 vjeç dhe hapi zjarr.
Burri identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka ngritur baxhanë dhe ka qëlluar në ajër, si pasojë mbetën të plagosur tre fëmijë 2 dhe 3 vjeç, të cilët u dërguan me Urgjencë në Spitalin Attica.
Siç u konstatua nga mjekët, të tre fëmijët kishin plagë të shumta pasi plumban i kishin prekur shpinën dhe krahët.
Sipas mjekëve fëmijët janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të dalin nga spitali. Ndërkohë, nënat e tyre ndodhen në Polici për të dhënë dëshminë e tyre për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.