Vladimir Topi, është biznesmeni 75-vjeçar që u arrestua nga SPAK mesditën e të Dielës, për akuzën e “Korrupsionin aktiv ndaj zyrtarëve publikë”.

Me profesion inxhinier dhe origjinë nga Barbullinja e Lushnjës, Topi ka ngritur dy kompani ndërtimi në Tiranë dhe Lushnjë, si kompaninë “Bledi” dhe “Dricons”.

Në muajin Gusht 2015, Vladimir Topi, ka hapur kompaninë “Dricons” në Tiranë, me qëllim kryerjen e aktivitetit në fushën e ndërtimit dhe supervizimeve të punimeve në objekte private dhe publike.

Nga viti 2019 deri në qershorin e vitit 2023, kompania “Dricons” e Vladimir Topit, ka fituar 4 tendera nga ministria e Shëndetësisë.

Të 4 tenderat kanë të njëjtin objekt prokurimi atë të supërvizimit të punimeve në ndërtimin e objekteve, ku vlera totale e pagesave në këto 4 tendera rezulton të jetë 13.8 milion lekë të vjetra.

Kompania “Dricons” brenda 7 viteve fitoi 1 miliardë lekë

Ndërkohë “Dricons” rezulton të ketë kryer supervizimin e dhjetëra punimeve në objekte publike, si reparti special RENEA, Drejtoria e Policisë Shkodër dhe jo vetëm, si dhe Repartet Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kompania “Dricons” brenda 7 viteve fitoi 1 miliardë lekë

Vetëm nga viti 2015 deri në vitin 2018, në llogarinë bankare të “Dricons” janë kryer 229 pagesa nga institucione të ndryshme të buxhetit të shtetit me një vlerë të përgjithshme, prej 302 milion lekë të vjetra.

Kompania “Dricons” brenda 7 viteve fitoi 1 miliardë lekë

Ndërsa nga viti 2019 deri në qershorin e vitit 2023, “Dricons” ka përfituar nga buxheti i shtetit 288 transaksione bankare me një vlerë prej 874 milion lekë të vjetra.

Kompania që ka fituar tenderin e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është ‘DRICONS’ në pronësi të Vladimir Topit.

Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë.

Tenderi me 4 lote

Tenderi ka të bëjë me supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore për vitin 2023 dhe 2024 me fond limit 4,115,854.86 (katër milion e njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër.86) Lekë pa TVSH e ndarë në 4 lote.

Kompania që ka dhënë rryshfetin synonte të fitonte lotin e parë të tenderit me fond limit 800 mijë lekë. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave ishte 22 maj 2022 dhe punimet do të kryheshin brenda 172 ditë nga firmosja e kontratës.

Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Tiranë dhe Durrës” me fond limit 805,872.23 (tetëqind e pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy.23) lekë pa TVSH;

Lot.2 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan” me fond limit 1,010,499.48 (një milion e dhjetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë.48) lekë pa TVSH;

Lot.3 Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër” me fond limit 1,271,793.50 (një milion e dyqind e shtatëdhjetë e një mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre.50) lekë pa TVSH;

Lot.4 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier” me fond limit 1,027,689.65 (një milion e njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë.65) lekë pa TVSH./VoxNews