Kompania ajrore e fluturimeve ‘Wizz Air’ ka shfaqur sërish problematike, por kësaj radhe për shkak të anulimit të fluturimit, një delegacion nga Kalabria nuk ka mbërritur dot në Shqipëri.
Mediat italiane shkruajnë delegacioni nga Kalabria, kishte planifikuar këtë vizitë në Tiranë prej kohësh, ku kishin planifikuar takime, me një qëllim të vetëm: forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kalabrisë për të krijuar marrëveshje të reja kulturore.
Rajoni i Kalabrisë, përmes këshilltarit rajonal për pakicat gjuhësore, Gianluca Gallo, ka dërguar një notë proteste ndaj kompanisë ‘Wizz Air’.
Delegacioni nga Kalabria duhej të ishin nisur për në Shqipëri të hënën pasdite, por fluturimi u shty pa u dhënë shumë detaje nga kompania ajrore. Më pas, fluturimi është anuluar papritur në mes të natës duke i lënë pasagjerët në aeroport.
Ky skenar u përsërit sërish të martën në mëngjes, ku ‘Wizz Air’ shtyu sërish udhëtimin e më pas delegacioni nga Kalabria u detyra që ta braktisë përfundimisht fluturimin për në Tiranë, duke bërë kështu që të anuloheshin edhe të gjitha takimet që ishin parashikuar në vendin tonë me qëllim për të forcuar bashkëpunimin.
Kjo situatë kanë bërë që Qarku të paraqesë një ankese formale pranë autoriteteve administrative kompetente dhe të shprehë zhgënjimin dhe indinjatën ndaj kompanisë në ‘Wizz Air’, duke rezervuar të drejtën për të vlerësuar mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve civile për kompensimin e dëmit të shkaktuar.
Kjo vizitë do ishte në interes të vendit tonë, duke qenë se në Kalabri jetojnë shumë arbëreshë.
Delegacioni përbëhej nga e përbërë nga Gianluca Gallo dhe këshilltarët rajonalë Pietro Raso dhe Pietro Molinaro, si dhe kryetarët e bashkive Firmo, Gizzeria, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, disa këshilltarë bashkiak e gazetarë.