Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

SPAK firmosi 10 urdhër-arreste në lidhje me një dosje që ka të bëjë me një leje ndërtimipër një pallat pa leje dhënë gati 11 – 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019.

I ftuar në emisionin e Breaking në Top News ishte ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjanii cili e quajti arrestim politik ndalimin nga policia të ish-kryebashkiakut, Vangjush Dako.

Manjani shtoi se , kjo duket si një luftë e brendshme e pushtetit të ndërtuara nga Edi Rama njeriu me pushtetin më madh në historinë shqiptare.

Biseda në emisionin BreakingTop News:

Kjo duket si një lojë politike. Një njeri arrestohet kur është i rrezikshëm, kur dëmdohet një njeri ose kur rrezikon të ikë nga drejtësia. Unë mendoj se masa e arrestit ndaj Vangjush Dakos është e sforcuar dhe abuzim, sin ë shumë raste të tjera. Kjo është një abuzim nuk më bind SPAK, pasi ka 1 vit që hetohet për këtë njeri.

Arrestimi i Vangjush Dakos është lojë e pushtetit, kjo duket si një luftë e brendshme e pushtetit të ndërtuara nga Edi Rama njeriu me pushtetin më madh në historinë shqiptare.

Kujt i duhet në Amerikë se u arrestua Vangjush Dako apo jo. Të gjithë regjimet i eleminojnë kundërshtarët me vendim gjykate, Shqipëria është në kulmin e pasigurisë.

Edhe në rastin e Lefter Kokës arrestimi është i padrejtë, biznesi sot është i frikësuar nga drejtësia”, u shpreh ManjaniTopNews.

Më herët në një postimi në “facebook”, ish-ministri Manjani shkruante se, arresimet si në rastin e Vangjush Dakos janë abuzim i pastër me ligjin e shkruar, me Kushtetutshmërinë në vend dhe, praktikën e bollshme që ofron hapësira demokraktike nën Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Manjani u bën thirrje gazetarëve të mos bazohen vetëm në opinione, kështu tha ky e ashtu ai tjetri. Ish-ministri sugjeron që të mos pranojnësi të vërtetën absolute as atë që u ofron Prokuroria dhe Gjykata, sepse edhe ata gabojnë.

Postimi i Manjanit:

Të nderuar gazetarë e komentues publikë!

Ju falenderoj që vijoni e më pyesni për çdo arrestim që ndodh. Jam, sigurisht shumë kritik me mënyrën dhe veçanërisht me faktin publik se si gjykata vetëm arreston,pa tentuar të zbatojë masa të tjera shtrënguese e ndaluese.

Gjykoj që kjo sjellje është abuzim i pastër me ligjin e shkruar, me Kushtetutshmërinë në vend dhe, praktikën e bollshme që ofron hapësira demokraktike nën Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Por unë jam vetëm një opinion, sado që të më duket i drejtë ajo që mendoj. Ndoshta i besdisshëm për disa, por ky jam.

'Arrestimi i Dakos është politik', Manjani: Luftë e

Ju këshilloj të lexoni vetë dhe ti ofroni publikut sa më shumë ligjin e shkruar. Për fat është shkruar thjeshtë dhe rrjedhshëm në këtë pjesë.

Lexoni dhe shpërndani nenet 227 deri 234 plus nenin 251 të Kodit të Procedurës Penale.

Lexojeni dhe informoni e komentoni mbi këto nene!

Janë të qarta fare se si, kur e përse vendoset izolimi i dikujt në paraburgim. Në asnjë rrjesht nuk shkruhet “burg, burg,burg”.

Janë shkruar e thënë tjetërkund anga dikush tjetër këto fjalë…

Mos u bazoni vetëm në opinione, kështu tha ky e ashtu ai tjetri.

Mos pranoni si të vërtetën absolute as atë që u ofron Prokuroria dhe Gjykata, sepse edhe ata gabojnë.

Nga ana tjetër detyra juaj është të ndihmoni publikun të kontrollojë sjelljen e institucioneve që ai paguan. Ndaj bëjeni këtë në bazë të ligjeve të shkruara dhe jo thjesht opinioneve.

Këtë këshillë kam.

Ju si ta keni.