Çmimi i karburantit në Shqipëri është futur sërish në një kurs rritje. Nesër deri në 25 mars një litër naftë në Shqipëri do të shitet me 233 lekë, benzina me 218 lekë dhe gazi 93 lekë.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga bordi i ashtuquajtur i transparencës, pjesë e së cilit janë disa ministri, drejtoria e doganave, tatimeve dhe disa prej përfaqësuesve të tregtimit të karburantit.
Çmimi ka ardhur në rritje ditët e fundit. Nga 203 lekë që ishte pika më e ulët pas nisjes së krizës, deri sot është 221 lekë dhe nga nesër do të shkojë në 233 lekë për litër nafta.
Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare.
Pas kësaj rritjeje që solli protestat, qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.