Nga Policia Bashkiake janë vendosur sot masat administrative gjobë ndaj dy subjekteve që veprojnë në zona të ndryshme të qytetit, për depozitim të ambalazheve dhe mbetjeve të tjera në hapesira publike trotuare pranë pikave të grumbullimit të lejuara vetëm për mbetjet urbane urbane.
Pas verifikimeve të denoncimeve të qytetarëve përmes fotove dhe videove, në zbatim të nenit 9, të ligjit 89/2022 për kompetencat e Policisë Bashkiake në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së hapësirave publike, është vendosur gjobë ndaj biznesit “Big Market”, në rrugën “Qemal Draçini per ndotje te hapesirave publike me ambalazhe, si dhe ndaj Restorant “Tradita”, në rrugën “Edit Durham”, për depozitim të mbetjeve të kopshtarisë jashtë pikave të grumbullimit duke krijuar ndotje në hapesirën publike “trotuar”.