“Si vrasja në Ekuador na çon në bandat e drogës në Mbretërinë e Bashkuar”, kështu shkruan një prej gazetave më të mëdha britanike “The Telegraph”, duke shtuar se këto banda janë të përbëra nga shqiptarët.

një atrikull të publikuar sot në 10 gusht 2023, gazeta britanike fokusohet te lidhja e shqiptarëve, të cilët konsiderohen si bandat kryesore të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe se ata janë të lidhur me grupin kriminal të Los Lobos, përgjegjës për vrasjen e kandidatit për president të Ekuadorit Fernando Villavicencio.

Artikulli citon edhe një deklaratë të kandidatit të vrarë, Villavicencio i cili raportohet se kishte thënë që do të luftonte “tubin e kokainës” nga Ekuadori drejt Europës dhe te bandat shqiptare.

Vrasja e të mërkurës e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio çimenton rënien e Ekuadorit në kaos kriminal. Banda që dyshohet se qëndron pas vrasjes ka lidhje të ngushta me fraksionet shqiptare që transportojnë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe me kartelet meksikane të drogës. Los Lobos, ose Ujqërit, mendohet se përfshin deri në 8000 anëtarë, shumica e të cilëve drejtojnë botën e tyre kriminale nga burgjet e Ekuadorit“, shkruan “The Telegraph”.

Më tej artikulli vijon:

Pjesa më e madhe e rekordit prej 19,000 kilogramësh kokainë që u kapën në Britaninë e Madhe vitin e kaluar ka të ngjarë të jetë marrë nga fraksionet shqiptare që punojnë me Los Lobos dhe bandat e tjera ekuadoriane për të transportuar drogën në brigjet britanike, shpesh përmes porteve në Belgjikë ose Holandë.

Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se grupet e dhunshme kriminale shqiptare dominojnë botën e krimit britanik. Ata negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e Amerikës së Jugut dhe shpërndajnë kokainë direkt te tregtarët në rrugët e qyteteve dhe qyteteve britanike.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, kandidati për president që u vra nga grupet kriminale në Ekuador, Fernando Villavicencio, e kishte shpërndarë në Twitter një shkrim të Daily Mail me titull “Bandat shqiptare po sjellin drogë nga Ekuadori në Britaninë e Madhe”.