Vijon ende e pazbardhur vetëvrasja në vendin e punës e menaxherit të kompanisë së sigurisë Acrem në qendrën tregtare TEG.

Nga autoritetet nuk janë dhënë shumë detaje rreth ngjarjes, përveç njoftimit të policisë.

Bëhet me dije se 45-vjeçari Mikel Luarasi nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk merrte ilaçe për depresion.

Ende mister vetëvrasja e shefit të sigurisë Mikel Luarasi në TEG
Ende mister vetëvrasja e shefit të sigurisë Mikel Luarasi në TEG

Ende të paqarta shkaqet që kanë çuar 45-vjeçarin Mikel Luarasi të kryente një veprim të tillë.

Luarasi u gjet i vdekur në vendin e punës por policia nuk di të thotë më shumë mbi shkaqet duke u mjaftuar vetëm duke theksuar se ishte vetëvrasje.