Qumështi në supermarketet shqiptare shitet me 190 lekë, apo rreth 1.82 euro, ndonëse blektorët shqiptare e kanë ulur çmimin me 10 deri në 15 lekë për litër.
Për kontrast, në Gjermani një litër qumësht është shumë herë më lirë se në Shqipëri. Sipas fotografisë të shpërndarë nga eksperti i bujqësisë Ervin Resuli, kushtin 1.25 euro.
Ja çfarë shkruan Resuli në rrjetet sociale:
A thua fajin ta kenë blegtorët!?
Edhe pse që prej muajt prill 2023, qumeshti i blektorëve është ulur nga 10/15 lek/liter, çmimi i qumështit për konsumatorin vazhdon të jetë në qiell. Edhe pse nuk po perjetohet asnje krize … pasi nafta është në rënie, gazi në rënie, qumështi fermerit – me dhunë – në rënie, euro per lendet e para që vin nga jashtë ne renie , për konsumatorin qumeshti në supermarket vazhdon të jetë vetëm në rritje”.
Ai ka edhe një pyetje për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit: A është e sigurt që po na shitet qumësht???
Kjo sepse është e konfirmuar tashmë se qumështi që u shitet konsumatorëve prodhohet në rastin më të mirë me qumësht pluhur.