Më 4 shtator mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste

Partia Socialiste ka njoftuar se më 4 shtator do të zhvillojë mbledhjen e Aslamblesë Kombëtare Mbledhja do të zhvillohet në orën 16.30 tek Xibraku.

Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare!

Ju njoftojmë që ditën e hënë ( 04.09.2023), ora 16:30, tek kompleksi “Xibraku” Tiranë do të zhvillohet mbledhja e AK të partisë.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen!”-thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë kryeministri Rama lidhur me ndryshimet në qeveri nuk u përgjigj por tha se do të duhet që të presim dhe pak ditë për mbledhjen e asamblesë

Mbledhja e asamblesë do të mbahet në të njëjtën ditë që do të nisë edhe sesioni i ri parlamentar.