Këngëtari Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Pak ditë më parë, çifti ka festuar 30-vjetorin e martesës së prindërve të Kiarës, nga videot dhe fotot e publikuara u shtuan aludimet se çifti do të bëhen prindër. Kjo pasi Kiara shfaqet me barkun e rrumbullakosur, i cili bie menjëherë në sy edhe nga veshja e moderatores.

Kiara Tito shtatzënë? Luiz Ejlli mohoi thashethemet, por moderatoren e

Menjëherë komentet në rrjet kanë nisur të aludojnë se në fakt moderatorja është shtatzënë. E në fakt, ashtu si edhe u duk në videot e publikuara në rrjetet sociale, Kiara u shfaq me një bark disi më të rrumbullakosur se zakonisht, por shkak për këtë mund të jetë bërë edhe qepja e fustanit.

Kiara Tito shtatzënë? Luiz Ejlli mohoi thashethemet, por moderatoren e

Miqtë e afërt të dyshes e kanë mohuar këtë lajm, duke u shprehur se në fakt si Luizi dhe Kiara po përgatiten për sezonin e ri që do të nisë dhe jo për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Edhe pse pak javë më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një video “live” në “Instagram” sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, pamjet e fundi tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri.

“Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”, u shpreh Luizi në video “live”.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”, Luiz Ejlli është shprehur se dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë me Kiarën. Ai madje ma shaka ka thënë që gjatë muajit të mjaltit dëshironte që të ikin dy dhe të kthehen tre (duke shpresuar për një shtatzëni të Kiarës).