Mato Glluçaj, 23-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se vrau me tritol babanë e tij të verbër Durmish Glluçaj.

Mato Glluçaj kishte vendosur lëndë eksplosive në oborrin e shtëpisë pranë sobës dhe në momentin kur i ati është afruar e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik. Sipas policisë 23-vjeçari dhunohej vazhdimisht prej kryefamiljarit.

Policia ishte e paqartë, nëse 56-vjeçari nga fshati Gjorm i Vlorës, Durmish Glluçaj, humbi jetën nga shpëthimi me eksploziv, apo bombola e gazit.

Ajo që blutë nuk dinin, ishte se të dyja këto pista, ishin në fakt pjesë e asaj që në fillim u raportua aksidentale, por që doli një skenar vrasje.

Djali 23-vjeçar i shtëpisë, Mato Gllucaj kishte organizuar gjithçka. Në sobën me gaz që e mbanin në oborrin e shtëpisë, kishte vendosur lëndë eksplozive. Sapo babai i është afruar sobës, djali e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik.