Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur këtë vit të ri duke u shfaqur në një event të organizuar me rastin e 33-vjetorit të gazetës Rilindja Demokratike.
Në fjalën e tij, Basha premtoi se me programin e tij qeverisës do të mundësojë çlirimin e medias si dhe krijimin e mekanizmave që ofrojnë liri e siguri ekonomike për punonjësit e medias.
“Zotimi im i parë është se PD me prezantimin e programit qeverisës, do të çlirojë median. Zotimi i dytë është për të krijuar mekanizmat që ofrojnë liri e siguri ekonomike për punonjësit e medias. Të bëjmë të pamundurën për të ndërtuar një shpresë të re dhe një mënyrë të re komunikimi’, deklaroi Basha.
Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar se këtë vit do të nisë aksionin politik duke shumëfishuar daljet publike, denoncimet kundër qeverisë, duke u aktivizuar më tepër në jetën politike.
Ashtu si PD-ja, edhe organi mediatik i kësaj force politike është ndarë në “RD neës” që menaxhohet nga grupi i Sali Berishës dhe “Rilindja Demokratike” që menaxhohet nga grupimi i Bashës.