Avokati Aranit Roshi ka zbuluar për “Jetë Shqiptare” në RTSH detaje nga përplasja në Pallatin Mbretëror dhe kallëzimi penal që Princ Leka ka bërë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe babait të saj.
Roshi u shpreh se ngjarja është shënuar ditën e djeshme, dhe se deri në ato momente çifti ka patur konsensus për zgjidhjen me marrëveshje të divorcit.
“Ka patur komunikime nga ana e vjehrrit të vet që kanë qenë jo etike dhe deri diku të dhunshme, dhunë verbale. Por asnjëherë të këtij graviteti.
Duke qenë se ishte duke marrë zgjidhje çështja përmes një marrëveshje, për të mos e acaruar marrëveshjen, është vlerësuar të fokusohemi te zgjidhja e çështjes me marrëveshje. për aq kohë sa palë është Elia. Ata kishin arritur në mirëkuptim për ta zgjidhur çështjen me marrëveshje. Në rastin e djeshëm, veprimeve të dhunshme iu bashkëlidh edhe vetë ish-bashkëshortja, Elia, e cila ishte e përfshirë në dhunën ndaj Princit”, u shpreh Roshi.
Ky i fundit zbuloi gjithashtu se Princ Leka do i kërkojë ish-bashkëshortes që të largohet nga Pallati Mbretëror dhe se do i sigurojë asaj qiranë në një tjetër banesë.
Ai theksoi se e gjithë skena e dhunës ndaj Princ Lekës është e filmuar dhe se pamjet i janë dorëzuar Policisë. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje, dhe po ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij.
“Është depozituar kërkesa për zgjidhjen e çështjes me marrëveshje e nënshkruar nga të dy palët.
Të gjitha palët kanë rënë dakord. Nuk ka patur problematika në lidhje me sistemimin e marrëdhënieve me papoja të rrjedhin nga divorci, por motivet kanë qenë me mënyrën si e kanë përjetuar zgjidhjen e martesës familjare.
Princi ka kërkuar urdhër mbrojtje, ka bërë dhe një kallëzim penal. Ne jemi të gatshëm, ne jemi larguar nga ato, nga banesa dhe ka krijuar komoditetet Elias për zgjidhjen e martesës, i ka kaluar disa pasuri që t’i sigurojë jetesë dinjitoze.
Por tani, ne do kërkojmë që të sigurojmë pagesën e një qiraje që ajo të jetojë diku tjetër dhe të largohet nga Pallati.
Kemi vajtur, kemi bërë kallëzimin dhe kemi kërkuar urdhër-mbrojtje, dhe pala tjetër është paraqitur më mbrapa. Besoj se dhe Elia për të njëjtat pretendime. E gjithë skena e dhunës është e regjistruar, për arsye etike nuk i kemi publikuar, por i janë vënë në dispozicion policisë dhe aty duket kush ka qenë dhunuesi dhe kush i dhunuari”, u shpreh avokati.