Gjykata Civile e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtje princ Lekën dhe Elia Zaharian, me të cilën është në proces divorci.
Kërkesa u bë nga vetë palët e lartpërmendura pas një sherri të ndodhur pasditen e së martës në ambientet e pallatit mbretëror ku Elia jeton me vajzën e saj.
Princi akuzoi Elian dhe babain e saj Gjergj Zaharia për ofendime dhe dhunë, dhe u paraqit në spital për trajtim mjekësor. Ndërsa Elia dhe babai i saj mohuan këto akuza duke thënë se ata janë vetëmbrojtur dhe se princi i ka dhunuar.
Princi dhe Elia Zaharia janë në proces divorci dhe pas pajisjes me urdhër mbrojtje ndryshojnë edhe rrethanat për të takuar vajzën. Princi duhet ta takojë vajzën vetëm në praninë e dados.