Tmerri i SPAK , Mbrojtja anulon tenderin sekret, policia jep miliona euro pa garë te Emiljano Dusha, Begator Mane dhe Vesel Demiraj

Edhe pse jo në ritmin e duhur dhe në objektivat e pritshëm nga shumë shqiptarë, kjo për shkak të ferrave të politikës, SPAK po bën një punë të lavdërushme kundrejt atyre që kanë rrjepur për 30 vite Shqipërinë përmes lidhjeve politikë-krim-biznes.

Këto veprime të SPAK kanë ngjallur tmerr në administratën e lartë, ku tashmë secili ka frikë të hedhë firmën në prokurime që mbajnë erë korrupsioni dhe rryshfeti.

Gjatë verës, SPAK nisi hetimet në Ministrinë e Mbrojtjes për pronat e ushtrisë të zaptuara nga oligarkë si Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi, për tenderët e armëve të marra nga biznesmenë si Petrit Kasapi dhe Emiljano Dusha si edhe për procedura të tjera që kanë të bëjnë me vendimmarrjen.

PJESA I / Skandali me tenderat e ushtrisë, në fokus Petrit Kasapi . Miliardat sekrete, çfarë zbuloi SPAK dhe si u zbërthye Peleshi

Nisur nga kjo, BKH sekuestroi 25 celularë gjatë verës së shkuar duke ngjallur frikë. Gjithçka ndodh pasi drejtues të ministrisë kishin dhënë “qesim” tenderë ndaj Petrit Kasapit dhe Emiljano Dushës.

Por, duket se këtyre praktikave u ka ardhur fundi dhe frika po bën të sajën. Gazeta Jonë konstaton se Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar anulimin një tenderi të ushtrisë gjatë ditëve të fundit.

EKSKLUZIVE/ SPAK heton tenderët e armëve, por Emiljano Dusha merr kontratën e pistoletave të policisë, 1.7 milion euro me negociim, detajet TRONDITËSE

Tenderi sekret me vlerë rreth 150 milionë lekë ka të bëjë me përmirësimin e sistemeve. Procedura është anuluar në fillim të këtij muaji dhe shkaku dihet: TMERRI NGA SPAK!

Por, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes duket e tmerruar nga SPAK, Policia vijon të japë fonde publike te personazhet e shumëpërfolur dhe në mungesë të plotë të konkurrencës pavarësisht se në letra gjithçka duket në rregull.

Gazeta Jonë raportoi dje për tre tendera që Emiljano Dusha i MSSC, Begator Mane i Ro.Gat Security dhe Vesel Demiraj i Pelikan Security ndanë me njeri-tjetrin. Dushaj, si i preferuari i përhershëm i Rilindjes mori copën më të madhe prej 1.7 milion euro për pistoletat e policisë, kurse Mane dhe Demiraj, si të dobishëm për të krijuar përshtypjen e garës morën copa më të vogla. /Gazeta Jonë