SPAK heton tenderët e armëve, por Emiljano Dusha merr kontratën e pistoletave të policisë, 1.7 milion euro me negociim , detajet

Policia e Shtetit ka rihapur pas shtatë muajsh tendering për blerjen e armëve të zjarrit të anuluar më datë 26 shtator të vitit të shkuar pas nisjes së hetimeve të SPAK në lidhje me tenderët e ngjashme në ushtri.

Tmerri i SPAK, Mbrojtja anulon tenderin sekret , policia jep miliona euro pa garë te Emiljano Dusha , Begator Mane dhe Vesel Demiraj

Zyrtarisht thuhet se procedura u anulua sepse nuk pati oferta, por e vërteta është krejt ndryshe, pasi siç zbulon Gazeta Jonë, ka një “vallëzim” tresh me kompanive Military System Supply Company (MSSC); Ro.Gat Security dhe ASA “ARMS SCHOOL ACADEMY”, të cilat dyshohet se ndajnë me njëra-tjetrën llokmat e majme të tenderëve që kanë të bëjnë me armët, municionet dhe pajisjet ushtarake të ushtrisë dhe policisë.

PJESA I / Skandali me tenderat e ushtrisë, në fokus Petrit Kasapi . Miliardat sekrete, çfarë zbuloi SPAK dhe si u zbërthye Peleshi

Kjo vërtetohete dhe nga tre procedurat e fundit, të cilat Gazeta Jonë po analizon dhe do të dalë me një material më të plotë gjatë ditëve në vijim, por le të ndalemi të tenderi që ka organizuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me objekt: Loti I “Blerje armë të shkurtra zjarri” për punonjësit e policisë.

EKSKLUZIVE/ SPAK heton tenderët e armëve, por Emiljano Dusha merr kontratën e pistoletave të policisë, 1.7 milion euro me negociim
EKSKLUZIVE/ SPAK heton tenderët e armëve, por Emiljano Dusha merr kontratën e pistoletave të policisë, 1.7 milion euro me negociim, detajet

Siç zbulon Gazeta Jonë, në këtë tender është shpallur fituese kompania e preferuar e Rilindjes, Military System Supply Company (MSSC), e biznesmeni Emiljano Dusha.

Gazeta ka raportuar edhe më herët në lidhje me Dushën, i cili ishte një ndër emrat për të cilat Niko Peleshi dha llogari ditën e djeshme në SPAK krahas Petrit Kasapit.

Emiljano Dusha, i akuzuar nga PD si “ushtar i Rilindjes” duke dalë në radarët e medias si rrahës i Mero Bazes në 2005 dhe blerës votash në vitin 2021, rezulton të jetë një ndër biznesmenët e preferuar kur bëhet fjalë për tenderë armësh dhe municionesh për policinë dhe ushtrinë.

Në rastin e fundit ai është shpallur fitues kundrejt vlerës 1.7 miliard lekë për blerjen e armëve të shkurtra (pistoleta) për Policinë e Shtetit dhe thuhet se ka garuar me kompaninë ASA “ARMS SCHOOL ACADEMY”, e Vesel Demirajt. Ky i fundit është pronari i Pelikan Security dhe në rastin në fjalë ka marrë pjesë fiktivisht për të krijuar kushtet e gjoja një gare, me qëllim që Dushaj nga ana tjetër të mos futej në tenderin tjetër të marrë prej Demirajt kësaj radhe.

Anulimi

Tenderi i armëve për pistoletat e policisë u anulua në shtator të vitit të shkuar, fill pasi në krye të Ministrisë së Brendshme erdhi Taulant Balla.

Ky vendim u përcoll në media si një nismë për të rindarë tortën e tenderëve duke mos ia lënë Çuçit të marrë copën e vetë. Dushaj duket se ka ruajtur dhe forcuar pozicionin e tij brenda Rilindjes duke marrë sërish tenderë milionash mas atij 30 milion euro për ushtrinë dy vite më parë.

Skandali me armët në ushtri dhe polici, Peleshi jep llogari në SPAK

Gazeta Jonë po investigon prej muajsh në lidhje me tenderët e armatimit dhe përfshirjen e një numri të kufizuar biznesmenësh në to, të preferuar të ministrave, për shkak të shërbimeve të bëra më herët ndaj kësaj maxhorance duke rrahur edhe gazetarë, siç ishte rasti i Mero Bazes apo duke blerë vota në zgjedhjet e vitit 2021 siç ka denoncuar opozita.

Për shkak edhe të avancimit të hetimeve për tenderët e armëve, Gazeta Jonë nisi dje serinë e publikimeve mbi këtë çështje, duke u fokusuar në këtë pjesë të parë te Petrit Kasapi, biznesmeni i famshëm, i përfshirë ndër të tjera edhe në skandalin e uniformave të policisë.

Në pjesën e dytë, do të fokusohemi te Emiljano Dusha me kompaninë e tij Military System Suply Company – MSSC; në pjesën e tretë te pronat e ushtrisë në bregdet dhe pjesën e katërt, specifikisht në skandalin e rrëmbimit të ish-depos së minave detare në Porto Romano pas fakteve të reja që kemi siguruar.

Mësohet se Peleshi ka dhënë shpjegime pikërisht mbi procedurat e ndjekura për tenderët e fituara nga Petrit Kasapi me kompaninë Marsi & Al si edhe Emiljano Dusha me kompaninë “MSSC”.

Burime bëjnë me dije se detaje tronditëse kanë dalë nga telefonat që u sekuestruan disa gjeneralëve dhe funksionarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë verës së vitit të shkuar, ku nuk kanë munguar të dhënat pikërisht për tenderët e armatimit./ Gazeta Jonë