Drejtori në Drejtorinë e Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë Tiranë, Enton Punavia është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Ndaj Enton Punavias është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, si i akuzuar i përfshirë në dosjen 5D.
GJKKO firmosi 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të tjerë Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për veprat penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Të arrestuar:
Mariglen Qato
Redi Molla
Taulant Tusha
Në detyrim paraqitje:
Eglantina Zere
Enton Punavia
Deborah Keçi
Nestor Muhametllari
Julian Zanaj
Albano Janku