Ismajl Ismaili 60-vjeç dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë humbën jetën tragjikisht në një aksident me zetor në 10 prill në Kurbin.

Sot janë publikuar pamjet e aksidentit, teksa shihet se zetori është vetëaksidentuar duke rënë në kanal.

Të dy ishin nisur për të punuar tokën e 60-vjeçarit, i cili kishte punësuar të riun, por të dy humbën jetën pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë pasi zetori i zuri poshtë.

Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndikuar që zetori të marrë drejtimin e gabuar jashtë rrugës, duke u përmbysur.