Mbrëmjen e sotme është transmetuar pjesa e dytë e emisionit “Report” të Rai 3, me ndërthurrje të intervistës së kryeministrit Edi Rama, i cili insistoi të sqarojë për publikun akuzat e emisionit italian.
Një vëmendje të veçantë në këtë emision i është kushtuar ndërtimit të kullave të larta që po ngrihen në Tiranë.
Narratori italian përmendi disa prej tyre, siç janë kulla e Shefqet Kastratit “DownTown Tirana” te Rruga e Elbasanit, kulla “Ekspozita”, e familjes së Ervin Matës, si dhe duke theksuar se vetëm 20% e vlerës së përgjithshme të parave për ndërtimin e kullave është dhënë në formë kredie nga bankat.
“Kemi hetime të prokrorisë mbi këto kompani që lidhen me pastrimin e parave të mafias. Rasti më i famshëm është ai i grataçielës simbol të Tiranës, më e larta në Shqipëri, Down Town One Tirana e ndërtuar nga familja Kastrati që koncensione rrugësh, aeroportin e Tiranës dhe merr tenderë publik.
Mount of Tirana dhe Agim Zeqo nën hetim nga SPAK për pastrim parash
Ndërtimi i saj i është dhënë kompanisë Alesio2014, për të cilin prokuroria speciale ka marrë vendim sekuestrimi për shkak të lidhjeve të pronarit me drogë në Spanjë. Tjetra është kulla “Ekspozita”, e familjes së fuqishme Mata ku Ervin Mata është arratisur në Amerikën Jugore pas hetimeve për trafik droge”, raporton Rai3.
Një dëshmi e transmetuar në emisionin italian, është edhe ajo e ish-zv-kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, i cili po flet duke drekuar, mesa duket pa e ditur që po filmohet.
Ai akuzon Ramën se përmes Ergys Agasit, krijon lidhje me mafiozët të cilët i përdor për zgjedhje.
Ahmetaj thotë se këta “kapo të mafias” Rama i ka pritur edhe në zyrën e tij.
Nga kullat e drogës te Ergys Agasi e karteli Sinaloa, të gjitha “bombat” e Arben Ahmetajt
“Pastrojnë paratë e drogës, nga vijnë gjithë këto para. Edi Rama nuk është vetëm i lidhur, po të jap emrin e koordinatorit të tij, Ergys Agasi.
Agasi luan rolin e kordinatorit dhe pastaj i përdor për zgjedhje. I takon në zyrën e tij, unë nuk kam pranuar kurrë të marr pjesë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani. Po janë kapot e mafias”, dëgjohet të thotë Ahmetaj.