Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës pasi ka djegur banesën e tij.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan, ku shtetasi Durim Rusi, dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së tij.
Ndaj këtij shtetasi rëndojnë akuza “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një zjarr në fshatin Sovjan, në banesën e shtetasit D. R., 55 vjeç, iu informojmë se Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë 55 vjeçarin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se i ka vënë vetë zjarrin banesës.