Edhe në kryeqytet ka pasur probleme gjatë ditës së sotme, të shkaktuara nga era e fortë dhe reshjet e shiut.

Konkretisht, në rrugën e “Durrësit”, ka vështirësi kalimi, një pjesë e kësaj rruge raportohet se është mbuluar nga uji.

Rrugë në lagje të Tiranës gjithashtu janë pushtuar nga uji, teksa banorët janë parë të pastrojnë vetë kanalet e kullimit.

Pranë Kryeministrisë, te “RTSH”,-ja një pemë e madhe është rrëzuar. Momentalisht kalimi është bllokuar në këtë rrugë, teksa punonjës të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.