I ftuar në Euronews, teksa iu referua përgjimeve të publikuara prej tij për Taulant Ballën, Berisha u shpreh se të gjitha i ka të provuara dhe SPAK nuk mund ta përgënjeshtrojë.
“Unë jam njëri i ligjit dhe pas gjithë këtyre proceseve nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Kur unë gjej dosjen që më vjen nga SPAK apo burime të tjera kur thuhet Tao mori porosi të shkojë e të lirojë 2 vrasësit që i vunë Lulzim Kullës tritolin në shalën e biçikletës, akt i mirëfilltë terrorist…a mund të them gjë tjetër veç organizatë kriminale. Shembull tjetër Toyota Yaris është implikuar në të gjitha etapat e atij krimi, e kanë dosjen aty… SPAK nuk më përgënjeshtron dot si i nxjerr dokumente, nuk mundet kurrë unë… mund të bëjë një gjë ndonjëherë për të mbrojtur dëshmitarët i spostoj pak këtej pak andej. Një nga një do ju faktoj shqiptarëve se ata janë një organizatë e mirëfilltë kriminale“, tha Berisha.