Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, kur një i mitur 15-vjeçar është paraqitur në spitalin e Traumës pasi është plagosur me armë zjarri.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe policia është angazhuar për të zbardhur situatën.
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e Policisë së Shtetit, së bashku me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.