Një atentat me armë zjarri në drejtim të një makine ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj makinës tip “Citroen” me targa “AB 115 BA” në lagjen “Xhabije” të qytetit.

Makina rezulton në pronësi të shtetasit Selam Brahimi, i cili ka mbetur i plagosur.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje.

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, bën me dije policia e Shkodrës.